Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri Mickoski pas stuhisë së djeshme në Shkup: Dëmet po riparohen dhe...

Kryeministri Mickoski pas stuhisë së djeshme në Shkup: Dëmet po riparohen dhe do të rimbursohen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se dëmet nga stuhia e djeshme në Shkup po riparohen dhe në përputhje me ligjin do të rimbursohen, raporton Anadolu.

Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një aktiviteti, tha se dëmet po riparohen dhe do të ketë rimbursim.

“Kjo Qeveri asnjëherë nuk i ka lënë qytetarët të përballen vetë me situatën. I falënderoj institucionet dhe kryetarët e komunave që gjatë mbrëmjes dhe menjëherë pas stuhisë epike që dje goditi Shkupin dolën në terren dhe së bashku me institucionet që janë në kompetencën e tyre i riparuan dëmet. Edhe sot do të vazhdojnë. Vërtet përgatitja nga ana e tyre dhe motivimi ishte i madh, dëmet do të konstatohen dhe në përputhje me ligjin, përvojën dhe praktikën nga e kaluara, e gjithë kjo do të rimbursohet nga institucionet kompetente”, tha ai.

Në pyetjen nëse Qeveria ka mekanizma për ndihmë në këtë rast, Mickoski tha: “Absolutisht, si në çdo fatkeqësi natyrore”.

Stuhia e fuqishme që goditi dje Maqedoninë e Veriut, veçanërisht Shkupin, ndikoi negativisht në jetën e përditshme në të gjithë qytetin.

Si pasojë e stuhisë së fortë që u shfaq në orët e mbrëmjes në Shkup, shumë pemë dhe semaforë u rrëzuan, ndërsa çatitë e disa ndërtesave u shkëputën, duke shkaktuar dëme materiale.

Exit mobile version