Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se seriali i bashkëprodhimit turko-pakistanez, i cili do të fokusohet në jetën e Salahuddinit do të ndriçojë rininë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në Radio Pakistan, pronari i Akli Film, prodhuesi turk Emre Konuk dhe drejtori pakistanez i Ansari Shah Film, Dr. Kashif Ansari u pritën nga kryeministri Khan në kryeqytetin Islamabad.
Khan, duke iu referuar nevojës për të përdorur teknika moderne për të rritur ndërgjegjësimin për historinë e Islamit tek të rinjtë, tha se serialet dhe filmat duhet të tregojnë tregime historike.
Duke kujtuar se Salahaddin Ejubi dha një amnisti të përgjithshme për të gjithë pasi çliroi Kudsin, Khan shtoi se seriali i cili do të tregojë për jetën e Salahuddinit, do të ndriçojë rininë.
Gjatë takimit, kryeministrit pakistanez u informua për serialin e bashkëprodhimit Turqi-Pakistan, i cili do të tregojë për jetën e Salahudin Ejjubit.
Më 24 gusht në Stamboll u nënshkrua marrëveshja midis Akli Film dhe Ansari Shah Film për projektin në fjalë. /aa