Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh tha se operacionet me ekzekutime në terren kundër palestinezëve janë rritur për shkak se bota është e zënë me luftën në Ukrainë
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh tha se operacionet me ekzekutime në terren kundër palestinezëve janë rritur për shkak se bota është e zënë me luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga faqja zyrtare e qeverisë së Palestinës, Shtayyeh tha se një fëmijë palestinez u vra si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim.
Shtayyeh paralajmëroi se Izraeli duke përfituar nga lufta në Ukrainë do të kryejë operacione me ekzekutime në mënyrë të hapur në territoret që ka pushtuar.
Në një deklaratë mbrëmë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se 16-vjeçari palestinez Yamin Jaffal humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në lagjen Abu Dis të Kudsit Lindor nën pushtim.
Po ashtu edhe mëngjesin e së dielës i riu 19-vjeçar Karim al-Qawasmi humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga policia izraelite në Kuds. /aa
