Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shprehu mbështetjen e tij të plotë për popullin venezuelas pas tërmeteve vdekjeprurës goditën vendin gjatë natës, transmeton Anadolu.
“E gjithë mbështetja ime dhe e Spanjës shkon për popullin venezuelian pas tërmeteve shkatërruese të kësaj mbrëmjeje. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, tha Sanchez përmes platformës X të kompanisë amerikane të mediave sociale.
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare vonë të mërkurën pasi një seri e fuqishme tërmetesh goditi bregdetin verior të Karaibeve të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke nxitur paralajmërime dhe njoftime për cunami në të gjithë rajonin.
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën nga tërmetet e njëpasnjëshme me magnitudë të lartë dhe rreth 700 persona janë plagosur, tha më tej Rodriguez.
