Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri turk anulon takimin me ministrin gjerman

Kryeministri turk anulon takimin me ministrin gjerman

Kryeministri turk Binali Yildirim anuloi një takim që ishte planifikuar të mbahej me ministrin e jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel, thanë burimet në zyrën e Yildirim.

Sipas burimeve të Reuters, anulimi i takimit erdhi për shkak të “orarit të ngarkuar të punës së Yildirim”. Por marëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë tashmë kanë një histori “acarimi”.

E fundit prej tyre u shënua pasi Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel njoftoi se Gjermania do të fillojë tërheqjen e forcave të saj nga baza e Forcave Ajrore të Incirlik në Turqi, pasi qeveria turke nuk do t’i lejojë të gjithë ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat atje, sa herë të duan ata. /MESAZHI/

Exit mobile version