Ballina Lajmet Kosovë Kryeqyteti zbukurohet për Krishtlindje, por jo edhe për Bajram

Kryeqyteti zbukurohet për Krishtlindje, por jo edhe për Bajram

Në kryeqytet janë ndezur dritat për të shënuar kështu fundin e vitit 2017.

Kjo i ka dhënë një pamje tjetër qytetit.

Ndezjen e dritave e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili u pa i lumtur në mesin e shumë fëmijëve që e kishin rrethuar. Për këtë zbukurim janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro.

Mirëpo një gjë e tillë edhe pse është kërkuar çdo vit nuk është bërë për festat e Bajramit.

Në Prishtinë jetojnë 98 për qind myslimanë, por pavarësisht kësaj autoritetet komunale asnjëherë të vetëm nuk e kanë zbukuruar qytetin për festat e Bajramit qoftë edhe simbolikisht./Mesazhi.com/

Exit mobile version