Ballina Lajmet Kosovë Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje për demarkacionin

Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje për demarkacionin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në ora 16:00 për të diskutuar Projektligjin e dërguar nga Qeveria, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të mbahet të enjten.

Exit mobile version