Ballina Lajmet Kosovë Kryesia e Kuvendit më 3 shtator vendos për seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit më 3 shtator vendos për seancë të jashtëzakonshme

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mblidhet këtë të hënë (3 shtator) me fillim nga ora 8:00.

Në një njoftim të kuvendit bëhet e ditur se pikë e rendit të ditës është kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

“Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe, Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ishte ai i cili dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, kanë kërkuar që me 4 shtator të mbahet seanca.

Exit mobile version