Ballina Lajmet KS-OKB refuzon zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit

KS-OKB refuzon zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo njoftoi se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) refuzoi projekt-rezolutën për zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim duke vënë në dukje se KS-OKB është mision për të siguruar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, Pompeo tha se “KS-OKB sot nuk ka përmbushur misionin më themelor të saj”.

Pompeo tha se KS-OKB ka refuzuar projekt-rezolutën për zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit. “KS-OKB për herë të parë në më shumë se 10 vjet, hapi rrugën që shteti kryesor në botë mbështetës i terrorizmit të blejë dhe të shesë armë konvencionale pas asnjë kufizim të OKB-së. Mosarritja e KS-OKB-së për të vepruar me vendosmëri në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare është e pafalshme”, theksoi Pompeo.

Duke vënë theksin se KS-OKB ka refuzuar thirrjet për embargo të armëve ndaj Iranit të shumë vendeve në Lindjen e Mesme që janë të rrezikuar nga veprimet e Iranit, sekretari Pompeo tha:

“Këto vende e dinë që Irani do të përhapë më shumë kaos dhe shkatërrim nëse embargoja e armëve nuk zgjatet por KS-OKB-ja ka zgjedhur ta injorojë këtë. SHBA nuk do të heqë kurrë dorë nga kërkesat që miqtë e saj në rajon bëjnë në KS-OKB. Ne do të punojmë për të siguruar që një regjim i terrorit teokratik të mos jetë i lirë për të shitur dhe blerë armë në mënyrë që të kërcënojë zemrën e Evropës, Lindjen e Mesme dhe rajonet tjera”.

Exit mobile version