Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kuds, hapet bazilika pasi qeveria izraelite tërhiqet

Kuds, hapet bazilika pasi qeveria izraelite tërhiqet

Në Kuds sot u hap Kisha e Varrit të Shenjtë, e cila gjatë tre ditëve të kaluara ishte e mbyllur në shenjë proteste ndaj masave të reja izraelite për vendosjen e tatimit dhe propozim ligjit për pronën e kishës, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i familjes muslimane Judeh, e cila për shekuj është përgjegjëse për ruajtjen e çelësave të bazilikës Edib Javad Judeh për AA tha se vendimi për mbylljen dhe hapjen e vendeve të shenjta për të krishterët në Kudsin e pushtuar në mënyrë të pavarur vendosën krerët e kishës.

Bazilika u mbyll të dielën, kurse qeveria izraelite dje njoftoi për ngrirjen e planit të diskutueshëm për vendosjen e taksave dhe dispozitave ligjore të cilat ngjallën pakënaqësi të krerëve kishtarë.

Kreu i Kishës Ortodokse Greke Theofilos III mbrëmë njoftoi se bazilika sërish do të hapet, pasi nga zyra e kryeministrit izraelit mbërriti njoftimi për anulimin e masave kontestuese.

Theofilos III gjithashtu tha se tërheqja e qeverisë izraelite nga plani i kontestueshëm nuk ishte rezultat i çfarëdo negociatave, por se krerët e kishës shpresojnë se ky është një hap drejt dhënies fund të sulmit ndaj kishës.

Udhëheqësit e Kishës kundërshtuan me forcë këtë veprim të autoriteteve izraelite, të cilët kohët e fundit vendosën tatime të reja mbi patundshmëritë e kishës si dhe kundër projekt-ligjit sipas të cilit do të rrezikohej pronësia e kishës mbi patundshmëritë.

Me Kishën e Varrit të Shenjtë në Kuds ka menaxhuar Kisha Ortodokse Greke, Kisha Apostolike Armene dhe Kisha Katolike. Në Kudsin e pushtuar jetojnë midis 10.000 dhe 12.000 të krishterë ndërsa bazilika konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit për të krishterët në botë.

Exit mobile version