Ballina Arritje Teknologji Kufjet e reja AirPods Max zëvendësojnë portën Lightning me USB-C

Kufjet e reja AirPods Max zëvendësojnë portën Lightning me USB-C

Ndërsa Apple gradualisht është distancuar nga porta Lightning që prezantoi 12 vite më parë dhe AirPods kanë qenë një prej produkteve të fundit që i jep lamtumirën konektorit.

Pothuajse 4 vite pa asnjë përditësim hardueri, versioni i ri i AirPods Max është prezantuar nga Apple ditën e djeshme dhe përditësimi kryesor i tij është zëvendësimi i portës Lightning me USB-C.

Ndërsa Apple gradualisht është distancuar nga porta Lightning që prezantoi 12 vite më parë dhe AirPods kanë qenë një prej produkteve të fundit që i jep lamtumirën konektorit.

Apple ka prezantuar një kasë USB-C për AirPods Pro 2 vitin e kaluar si një mënyrë me kosto të përballueshme për të përditësuar pa zëvendësuar plotësisht kufjet.

Por përdoruesit e AirPods Max duhet të zëvendësojnë plotësisht kufjet e tyre për të marrë USB-C.

Kufjet e reja mund të porositen që prej ditës së sotme në disa ngjyra të reja si zezë, vjollcë dhe portokalli për 549 dollarë ndërsa janë në shitje prej 20 Shtatorit.

Exit mobile version