Ballina Sport Kuka komenton suksesin në Abu Dhabi, thotë se Kelmendi s’ka lëndim të...

Kuka komenton suksesin në Abu Dhabi, thotë se Kelmendi s’ka lëndim të rëndë

Kosova ka rrëmbyer sot tre medalje, një të artë e dy të argjendta, në Grand Slamin në Abu Dhabi, dhe kjo e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka, shkruan koha.net.

Nora Gjakova ishte e papërmbajtshme sot në Abu Dhabi, duke rrëmbyer të artën, kurse Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendin morën të argjendtën, me këtë të fundit që ishte e pafat në këtë garë.

Kelmendi në çerekfinale lëndoi hundën, që i kushtoi në ndeshjen finale, pasi u detyrua ta dorëzojë meçin për shkak të gjakderdhjes së madhe. E Kuka konfirmon se lëndimi i saj nuk është serioz.

“Tri medalje, një e artë e dy të argjendta. Nora sot ishte e paparë. Majlinda u rikthye fuqishëm. U lëndua në luftën çerekfinale dhe në finale gjakderdhja e tepërt detyroi mjekun ta ndërpresë luftën, vendim të cilin e përkraha edhe unë. Lëndimi s’është serioz përveç gjakderdhjes që s’lejoi të vazhdohet finalja. Distria sot ishte si në ditët e saja më të mira”, ka shkruar Kukan në Facebook.

Ai bën të ditur se kjo ëshë hera e parë që Kosova rrëmben tri medalje në një Grand Slam, e shpreson që ato të shtohen.

“Akili nesër garon dhe shpresojmë në performancë të mirë. Nora një mijë pikë, kurse Majlinda e Distria nga 700 pikë olimpike”, ka shkruar Kuka.

Exit mobile version