Ballina Sport Futboll Kukësi në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Kukësi në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Kukësi ka arritur të marrë një kualifikim historik në Maltë, duke barazuar 1-1 ndaj Valetës vendëse.

Me këtë rezultat, Kukësi arrin në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Barazimi pa gola në “Loro Boriçi” dhe goli në fushë kundërshtare, kanë ndihmuar verilindorët e drejtuar nga Cungu për t’u kualifikuar.

Në këtë mënyrë, Kukësi lë pas shkarkimin e Pakultit dhe sheh nga ndeshja e radhës, ku përballë do të ketë fituesin e çiftit Olimpija Ljubljana-Karabak.

Exit mobile version