Ballina Lajmet Kosovë Kumnova alivanoset gjatë fjalimit në protestë

Kumnova alivanoset gjatë fjalimit në protestë

Gjatë fjalimit në protestën kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë, është alivanosur Nesrete Kumnova, anëtare e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Qytetarët në Gjakovë nuk duan të lejojnë hyrjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë. Në protestën e organizuar sot po merr pjesë edhe shoqata “Thirrjet e Nënave”.

Në protestë, Kumnova ka thënë se “nuk ka dëshmi më të gjallë për krimet e Serbisë në Kosovë se vuajtjet e nënave për fëmijët e tyre”.

Exit mobile version