Ballina Lajmet Kosovë Kundërshtonte ashpër dialogun, por mbrëmë Haradinaj shtrëngoi duart me Kryeministren serbe

Kundërshtonte ashpër dialogun, por mbrëmë Haradinaj shtrëngoi duart me Kryeministren serbe

Ramush Haradinaj sa iishte në opozitë kundërshtonte ashpër dialogun që po zhvillonte Hashim Thaçi në Brkusle. Made këtë e bënte edhe përmes protestave. Por tash vet në cilësinë e kryeministrit, Haradinaj po vazhdon të njëjtin avaz.

Madje ai mbrëmë shtrëngoi duart edhe me kryeministren serbe Ana Brnabiq.

Takimi Haradinaj-Brnabiq ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë darkë, përveç Haradinajt e Brnabiqit, kanë marrë pjesë edhe kryeministrat nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.

Para nisjes së darkës, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Brnabiqin.

Pamjet e publikuara nga BE tregojnë edhe momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeminstren serbe.

 

Exit mobile version