Ballina Artikuj Kur akuzat lindin nga shpirtrat e çrregullt 

Kur akuzat lindin nga shpirtrat e çrregullt 

Hoxhë Halil Avdulli

Shembulli kuranor: “Ç’është ky i dërguar që ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?”

Kjo ishte njëra nga akuzat e idhujtarëve drejtuar në adresë të Muhamedit a.s., ndërkohë qe grënia e ushqimit dhe ecja në treg janë cilësi njerëzore dhe shenjë përulësie; asgjë prej tyre nuk bie ndesh me profetësinë.

Pra, problemi nuk është real, ai krijohet vetëm nga ai që e vendos në formë akuze.

Psikologjia e akuzave të kota.

Ka gjëra që nuk janë problem, por shndërrohen në problem nga mënyra si paraqiten.

Kur jeton mes njerëzve të çrregullt, s’është çudi të akuzohesh për gjërat më të rregullta. Te i papastërti, pastërtia merr formën e fajit; njeriu gjykon me pasqyrën e zemrës së vet.

Dijetarët islam klasikë nuk përfshiheshin fare në akuza boshe. Ata nuk diskutonin shumë prej dyshimeve, sepse nuk ua pranonin statusin e “dyshimit” në radhë të parë.

Njerëzit bosh e kthejnë gjithçka në akuzë. Kjo ka dy nivele:

▪️Kthimi i gjërave të natyrshme dhe normale në akuzë.

▪️Kthimi i virtytit në akuzë.

Ashtu siç thotë Kurani kur përshkruan fjalet e idhujtarëve ndaj besimtareve: “Këta janë njerëz që pastrohen!” një ironi ndaj atyre që tallnin virtytin.

Sot kjo logjikë përdoret mjeshtërisht nga:

aparatet e sigurisë

rrjetet e mediave

Udhëzimi kuranor

Kuranin rekomandon dy gjëra për akuza me motiv psikologjik:

a. Injorim i plotë

b. Durim

Siç thotë ajeti:

“Nëse duroni dhe ruheni, nuk do t’ju dëmtojë aspak dredhia e tyre.”

Mos u zvogëlo në kornizën e akuzës duke u justifikuar. Krijo atmosferë sigurie, qetësie dhe besimi dhe spirala e akuzave zbehet vetvetiu, sepse i hiqet energjia nga burimi i saj emocional.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version