Sikur të gjithë ata që ndër vite kanë keqpërdorur pushtetin, kanë vjedhur, kanë manipuluar dhe kanë luajtur me fatin e qytetarëve shqiptarë të ishin dënuar me të njëjtën ashpërsi, Shqipëria nuk do të kishte përfunduar në këtë gjendje të mjerueshme.
Është e dhimbshme dhe shqetësuese që institucionet shtetërore, në vend që të tregojnë vendosmëri në luftën kundër keqpërdoruesve, korrupsionit dhe padrejtësive, përdorin forcë të tepruar dhe tregohen të pamëshirshme ndaj të rinjve dhe studentëve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e këtij vendi.
Një shtet që tregohet i pamëshirshëm ndaj atyre që kërkojnë drejtësi, ndërsa toleron abuzuesit e pushtetit, rrezikon të humbasë jo vetëm besimin e qytetarëve, por edhe autoritetin moral dhe të ardhmen e vet.
Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, jo e ashpër me të dobëtit dhe e butë me të pushtetshmit!
Hoxhë Rufat Sherifi
