Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kur Hitleri shfaqet përsëri, jo një por dy!

Kur Hitleri shfaqet përsëri, jo një por dy!

Diferenca cinike mes dy të marrëve: njëri prej tyre edhe qesharak!

Donald Trump është mishërimi i një kohe sa banale e aq të rrezikshme që po përjeton sot bota. Dhe është paradoksale që lutja “Mos e thëntë Zoti që ai të vijë në pushtet” është përcjellë pikërisht nga Shqipëria, teksa ai aspironte Shtëpinë e Bardhë. U tha nga Edi Rama në 2016-ën, i cili hera herës shfaqet si magjistar politik, ndërkohë që tani dhe ai vetë i është nënshtruar tërësisht kësaj monstre njerëzore ku mjafton aspekti kundrathënës deri në nivel drame – cfarë thotë tani nuk e thotë pastaj e ç’deklaron sot e kundërshton nesër – që ai të jetë tashmë ankthi më i madh i botës.

E bën të tillë dhe mbështetje që i jep një monstre tjetër, me shpirt kriminal, Benjamin Netanyahut, ku të dy, në vend që të jenë nën trajtim mjekësor te psikiatri, kanë marrë në dorë jetën e miliardave për të bërë me të ç’të duan, në fillim duke i fyer në inteligjencë me gënjeshtrat e tyre asburde dhe më pas duke mos i llogaritur si njerëz në planet e tyre makabre me bomba.

Para tyre, regjimi i mbrapshtë iranian, gjaksor gjithashtu, ngjan tejet njerëzor.

Tashmë, Hitleri është kthyer përsëri. Nuk është një por janë dy. Dhe lidershipi botëror e njerëzia e thjeshtë janë në sprovën e zgjedhjes nëse do rreshtohen me marrëzinë e tyre shkatërrimtare me referenca të sajuara biblike apo do bëhen bashkë për t’i vënë fre tërbimit të tyre pa asnjë limit moral.

Në çdo situatë, është e nevojshme që zhvillimet dhe personazhet kryesore të saj të kenë një emër të qartë, ndaj për çdo mendje normale, me pushtet apo jo, është mëse e qartë se kjo dyshe është e keqja më e madhe sot që kërcënon botën.

Ndërkohë, për ironi, mes tyre ka një diferencë: pushti sionist, kur flet përcjellë vetëm dramë. Ndërsa karagjozi qimeverdhë amerikan, kur flet është dhe qesharak pos dramatik. /tesheshi

Exit mobile version