Ballina Artikuj ‘Kur jam e SIGURT për drejtimin që duhet NDJEKË, atëherë NUK KAM...

‘Kur jam e SIGURT për drejtimin që duhet NDJEKË, atëherë NUK KAM FRIKË aspak’ – Kaqusha Jashari

Vehbi Zeqiri

Unë nuk mund ta vlerësojë karrierën dhe kontributin e saj politik pasi që nuk kam as shkollim adekuat e as përvojë politike. Vlerësimin do ta bëjë në fushën që e njoh shumë mirë, në atë të lidershipit, inteligjencës emocionale, dhe zhvillimit personal

Pavarësisht presioneve të mëdha në kohën kur ajo udhëhiqte, tregoi një qetësi të brendshme, vendosmëri, dhe ekuilibër emocional që është esenciale për një lider dhe lidere. Asnjëherë nuk reagoj me impulse dhe eufori, por me një maturi të rrallë ashtu siç na mësojnë filozofët e vjetër dhe stoikët.

Pavarësisht interesave të saj personale, kurrë nuk i braktisi parimet e saja. Pra ishte tejet e vetëdijshme për vlerat e saj, dhe guximin që kishte. Në aspektin e zhvillimit personal, vetëdijesimi, vetëbesimi, dhe autenticiteti emocional janë tejet të rëndësishme.

Edhe pse me një kontribut aq të madh në kohët më të vështira, ajo nuk i ndërpreu lidhjet me njerëzit e zakonshëm të cilët i trajtonte me dinjitet dhe me një empati të zhvilluar. Dmth ajo kishte një inteligjencë emocionale të zhvilluar.

Kaqusha Jashari ishte për mua jo vetëm figurë e njohur publike, por mbi të gjitha, familjare ime. Pra, një grua me mendje të kthjellët dhe zemër të ngrohtë.

Ajo i lexonte dhe i përcillte rregullisht postimet e mia në rrjetet sociale si dhe më uronte dhe më inkurajonte si një këshilltare e denjë. Kjo më jepte një ndjenjë të veçantë se ajo çfarë shkruaja kishte me të vërtetë kuptim

Prania e saj më kujtonte sa e rëndësishme është të jesh i vërtetë, i ndjeshëm, dhe i qëndrueshëm.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt, mall, dhe mirënjohje.


Vehbi Zeqiri

Exit mobile version