Ballina Artikuj Plagët psikologjike që përhapen: nga individi te shoqëria

Plagët psikologjike që përhapen: nga individi te shoqëria

Hoxhë Halil Avdulli

Nga njohuritë, leximet dhe përvoja ime në jetë, kam kuptuar një gjë: problemet psikologjike janë ngjitëse dhe nuk e prekun vetëm individin, por grupet dhe shoqërinë.
Kur them se janë “ngjitëse”, nënkuptoj se nëse një njeri jeton për një kohë të gjatë me dikë që vuan psikologjikisht, ai ndikohet prej tij. Kjo ndodh sepse problemet psikologjike kanë natyrë sociale dhe ndërvepruese; ato ushqehen dhe përhapen përmes marrëdhënieve.
Prandaj, nuk është çudi që ka familje ku disa lloj çrregullimesh përsëriten, apo shoqëri ku përhapen gjendje të caktuara kolektive, si frika, ankthi, paranoja apo një lloj nervozizmi i përgjithshëm.
Këtë mund ta shohim edhe te ne shqiptarët: kemi plagët tona psikologjike si shoqëri mosbesimin e thellë ndaj njëri-tjetrit, presionin social, frikën nga gjykimi, kulturën e “çfarë do thonë të tjerët”, si dhe një tension të vazhdueshëm që trashëgohet nga historia, tranzicioni dhe pasiguritë.
Këto nuk shërohen vetëm me këshilla individuale, por kërkojnë një kuptim më të thellë të shoqërisë sonë: si funksionojmë, çfarë kemi përjetuar dhe çfarë modelesh sjelljeje kemi ndërtuar ndër vite. Vetëm duke i kuptuar këto, mund të fillojë shërimi i vërtetë jo vetëm i individit, por i gjithë shoqërisë.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version