Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kur Rama shpërfaq degradimin e Izraelit

Kur Rama shpërfaq degradimin e Izraelit

Opinionisti Redi Shehu: Ja çfarë është historike në këtë vizitë

Opinionisti i njohur politik Redi Shehu e ka konsideruar vizitën e Ramës në Izrael, fjalimin e tij në Knesset, si një dëshmi e izolimit ndërkombëtare të shtetit sionist.

Nga ana tjetër, ai konsteton këtë akt të Ramës, i cili ka zgjedhur t’i shërbejë një shteti të diskretituar, tashmë me vulën gjenocidale, duke tejkaluar në imazh negative dhe vetë ish-Gjermaninë Naziste.

“Vizita e kryeministrit Rama ne Izrael dhe vete prezenca e tij ne institucionet, perfaqesuesit dhe protokollet me te larta te atij vendi, ishte prova me e qarte e degradimit nderkombetar, izolimit dhe bojkotit qe Izraeli ka pesuar ne marredheniet nderkombetare. Per here te pare pashe nje shtet sionist qe ngazellehej dhe duartrokiste nje perfaqesues periferik te skenes globale, te cilit nderkohe i dridheshin gjunjet. Per here te pare pashe nje te shpallur ne kerkim si Netanjahu, te cilit para dy vitesh i vinin te gjithe lideret boterore t’i puthnin doren, sot katandiset duke quajtur Ramen ‘lider vizionar’.

Nese ka pasur dicka historike ne fjalimin e tij ne Knesset, ka qene pikerisht fakti qe ai u kthye ne metaforen e izolimit nderkombetar te regjimit gjenocidial te Netanjahut.

Deri para holokaustit te Gazes, Gjermania mbante mbi supe turpin historik te holokaustit nazist. Regjimi i Netanjahut me masakrat e tij, ia lehtesoi barren e turpit atyre duke marre primatin boteror te shfarosjes. Pikerisht ne kete moment, Edi Rama pranon barren e turpit mbi supet e tij duke lajkatuar turpshem ate qe e gjithe bota sot e refuzon. Nuk eshte justifikim te qenurit i vogel.

Jo cdo i vogel ka pafuqine ne raport me te verteten dhe miqesine me genjeshtren.

Kosova me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nuk kane vizituar Izraelin. Po keshtu edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kane pase vizita te nivelit te larte. Po ta mbante te njejten fjale ne kancelerite perendimore, Rama do masakrohej nga media, intelektualet dhe shoqeria e tyre civile. Padeshira per te mbajtur qendrim ndaj nje gjenocidi historik, nuk e ben historike nje tufe me genjeshtra”, shkruan Shehu. /tesheshi

Exit mobile version