✨Vendimin që mora nuk ishte i lehtë, mendova se do t’i sfidoja fëmijët e mi, derisa e kuptova se këtë herë lufta ime ishte më e madhe se rrethi familjar.
💦Mora vendimin e heqjes së pajisejeve interaktive të Bordit të Zgjuar nga shtëpia dhe nxjerrjen e tyre jashtë shtëpisë!
☄️Nervozizma .. zhurma filloi të mbulonte atë vend i cili quhej ‘familje’, e cila u shndërrua në fushëbetejë. Kokat e tyre vlonin .. lëvizje të pakontrolluara… kërkonin anulim të vendimit.
🌥Ditën tjetër u zgjuan jo si zakonisht, filluan të kërkojnë në çdo cep të shtëpisë mos ndoshta po gjejnë pajisjet e tyre magjike.
Porse pa asnjë rezultat‼️
☄️Filluan zërat e tyre të ngrihen nëpër shtëpi… të bërtitura e shprehje pakënaqësish.. mundoheshin që të bënin probleme me njëri tjetrin me qëllim që të më mërzisin dhe të kthehem nga vendimi im. Zemra ime vlonte nga mërzia dhe dëshira që ti pushoja..porse nuk u dorëzove dhe vazhdova rrugën time!
🌦Fillova të sjell lojra të thjeshta, ngjyrat dhe fletët filluan të përhapen nëpër shtëpi.
☀️Qëllimisht dilja në ballkon dhe i prisja të më vinin nga pas ndonëse thellojnë vështrimin në botën e tyre reale, dhe të dalin nga ai burg në të cilin ne i detyruam të jetojnë dhe të zgavërohen në të.
⚡️Ndoshta me këtë e kuptojnë fallsifitetin e asaj bote të cilën e mbollën në mendjen e tyre ata programistë të atyre lojrave të ndërtuara mbi nervozizëm, ngacmime, dhe dhunë.
📆Javën e parë: Desh u çmenda… shtëpinë e mbuloi një rrëmujë e papara, nuk dukej më si shtëpi….
Porse me ndihmën e Zotit kaloi, dhe fëmijët iu nënshtruan vendimit.
🖇Por rreziku më i madh nuk ishte ky, ata ishin shoqëria përreth .. .. .. shokët e klasës të cilët qëllimisht talleshin me ta dhe vendimet e nënës së tyre .. dhe nënshtrimin e tyre ndaj vendimit tim .. sikur kjo që po bëja ishte një krim!
📍Sa do të dëshiroja që nënat të më ndihmonin në këtë vendim dhe ta merrnim atë bashkarisht, për të mbrojtur fëmijët tanë!!
↩️U kthyen demonstratat përsëri.. fëmijët donin që të dukeshin përpara shokëve të tyre se ata nuk janë ndryshe.
🔺Porse kjo kërkesë e tyre u refuzua..
🔅Filluan të qarat.. dhe shfaqjen e mosinteresimit të tyre për asgjë.. Nuk e mohoj se isha në prag të rënies, dhe për pak desh u zmbrapsa.
🌐Sepse fëmijët e mij nuk janë aq të bindur siç mendojnë disa, porse sikur natyra e çdo fëmije ndonjëherë edhe rebelohen.
🔅Porse duheshe patjetër që unë të triumfoja në këtë..
🌐Mendova se ky fitim ishte imi por në realitet triumfoi në ta natyra e pastër fëminore.
🔅U rikthye përsëri në shtëpi tonë loja kukafshehtas, filluan përsëri ngjyrat të ngjyrosin muret e shtëpisë sonë.. pa asnjë lloj mërzitie nga ana ime. Sa shumë po ëndërroja për fëmijë me fëmijëri.
🌐Filluan të kërkonin të hanin më mirë, filluan të kërkonin të dilnim shëtitje, fillova të shikoj lodra nëpër shtëpi, dëgjohej thyerja e ndonjë gjëje nga topi që lozej në dhomën e tyre….
⛰Me siguri lodhja ime ishte e shumfishtë në punët e shtëpisë por gëzimi për fëmijërinë e tyre ishte më i madh.
🌤Kaluan javët e para dhe rrezet e diellit filluan të ndriçojnë jetën tonë, duke na lajmëruar për një fillim të ri.
🌊Lufta me ta ishte shumë e ashpër, por ja vlejti!
✍🏻Përktheu.F.Gurra
