Ballina Lajmet Kosovë Kurti diskuton me senatoren Shaheen për marrëdhëniet Kosovë–SHBA

Kurti diskuton me senatoren Shaheen për marrëdhëniet Kosovë–SHBA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Washington D.C. me senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.

Diskutimet u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin ekonomik, investimet në fushën e mbrojtjes, përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Sipas njoftimit, Kurti veçoi vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifave doganore për produktet me origjinë nga SHBA-ja dhe vazhdimin e programit MCC Compact për Kosovën nga administrata amerikane, duke i cilësuar këto si zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe.
Ai gjithashtu nënvizoi mundësitë që Kosova ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Senatorja Shaheen, e cila kishte vizituar Kosovën pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, rikujtoi thirrjet e saj për arrestimin e Millan Radoiçiqit.

Kryeministri Kurti theksoi se, pavarësisht pranimit të fajësisë, Radoiçiq edhe dy vjet pas sulmit vazhdon të mbetet i lirë në Serbi

Exit mobile version