Ballina Lajmet Kosovë Kurti e quan Serbinë shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës

Kurti e quan Serbinë shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kohët e fundit Serbia është përpjekur të përdorë ndikimin e saj në pjesën veriore të Kosovës për të minuar sundimin e ligjit në atë regjion, raporton

Kurti, tha se në për të krijuar paqen në Ballkanin Perëndimor mungon “Serbia demokratike” e cila sipas tij ka aspirata territoriale dhe lidhje të afërta me Kremlinin.

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste, që këtë fundjavë po mbahet në Madrid, kryeministri Kurti e kritikoi Bashkimin Evropian për mosgjetjen e një zgjidhjeje për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Përbërësi që mungon për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një Serbi demokratike. Fatkeqësisht, fqinji ynë në veri, dhe ai me të cilin Republika e Kosovës ndan kufirin më të gjatë, është ende një vend autoritar me aspirata territoriale ndaj nesh dhe me lidhje të gjera dhe të afërta me Kremlinin”, tha Kurti.

Sipas tij, që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, Serbia e ka kërcënuar Kosovën vazhdimisht me sjellje luftarake.

“Deri më sot, ata i mbajnë 48 instalime ushtarake dhe xhandarmërie në të gjithë kufirin e saj me Kosovën. Për më tepër, që nga shpallja e pavarësisë sonë në vitin 2008, ajo është angazhuar vazhdimisht në fushata që synojnë të minojnë shtetësinë tonë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti përmendi që një praktikë të tillë Serbia e ka vazhduar edhe pas vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë e dha mendimin e vet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Exit mobile version