Ballina Lajmet Kosovë Kurti jep detaje nga takimi me ministren e Katarit

Kurti jep detaje nga takimi me ministren e Katarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ishte kënaqësi takimi me Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, ministre e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen.

Kurti në X ka thënë se kanë diskutuar për reformat që ka bërë Kosova.

“Diskutuam reformat e mirëqenies sociale të kryera në vendin tonë, duke përdorur mjete dixhitale për të përmirësuar sistemin dhe mundësitë për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti.

Ministrja e Katarit gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Exit mobile version