Ballina Lajmet Kosovë Kurti këtë javë takon Borrellin dhe Lajçakun për dialog

Kurti këtë javë takon Borrellin dhe Lajçakun për dialog

Arrivi info

Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë në Bruksel për vizitë dy ditore.Kryeziu tregoi se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Po ashtu Kryeziu tha se Kurti do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Europiane, Josep Borrell.

“Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE dhe KE, përfaqësues e lartë Borred dhe komisonerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës. Kurti do të jetë bashkë me ministrat Bislimi dhe Gërvalla”, tha Kryeziu.

Ditë më parë nga burime ndërkombëtare se kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë evropianë.

Po ashtu, atje para Kurtit për vizitë zyrtare pritet të shkojë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.“Në Bruksel fillimisht shkon presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa, pas tij edhe kryeministri kosovar Albin Kurti. Në takime do të flitet për mundësinë e rifillimit të dialogut dhe krijimin e kornizave të këtij procesi”, ka thënë ky burim.

Exit mobile version