Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Nevojitet hetim i ri për Astrit Deharin, krimi duhet të ndriçohet

Kurti: Nevojitet hetim i ri për Astrit Deharin, krimi duhet të ndriçohet

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur përsëri për publikimin e ekspertëizës për rastin e Astrit Deharit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se mundësiae e vetëvrasjes sipas raportit është përjashtuar, dhe se sipas tij tani dyshimet janë për përfshirjen e personit të tretë.

Sipas Kurtit, duhet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar ngjarjen.

Postimi i plotë:

Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë konstatuar përfshirjen e personi/ave të tretë.

Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim. Jo vetëm mbi faktet e provat materiale. Sepse, duhen hetuar e shqyrtuar rrethanat fizike dhe të tjera të krimit, si dhe procesi i deritanishëm hetues. Sepse, duhen hetuar njerëzit përgjegjës, çka kanë bërë, si e kanë bërë dhe çka nuk kanë bërë.

Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës.

Exit mobile version