Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për...

Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit

Qeveria e re e Republikës së Kosovës të enjten ka mbajtur mbledhjen e saj të parë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tashmë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë të mërkurën, si hap i tretë është votimi i buxhetit 2026 dhe ai i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas kësaj, Kurti theksoi se është i gatshëm të nis kontaktet me partitë politike për çështjen e Presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”.

Exit mobile version