Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në ditën e fundit të vitit 2025, ka vizituar Telekomin e Kosovës.
Ai atje ka përsëritur premtimin e tij për pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, të cilën ka thënë se do ta marrin sapo të formohet Qeveria.
Ai ka thënë se ndryshe, paga e 13-të do të merrej në fillim të vitit të ri, por për shkak që buxheti ende nuk është miratuar, duhet pritur formimi i Qeverisë.
“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Pro në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarëve.
