Ballina Lajmet Kosovë Kurti pret bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentit amerikan Clinton, flasin për raportin...

Kurti pret bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentit amerikan Clinton, flasin për raportin Kosovë-SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-udhëheqës i fushatës së tij presidenciale.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mundësitë që vendi ofron për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me SHBA-në, si një partner kyç në zhvillimin dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Hyland për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes së Kosovës.

“Kryeministri e falënderoi z. Hyland për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës ndër vite,” thuhet në njoftimin për media.

Takimi vjen në një kohë të ndjeshme politike për Kosovën, me sfida të brendshme për konstituimin e institucioneve dhe me nevojën për thellim të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA-në.

Exit mobile version