Ballina Lajmet Kosovë Kurti takohet me liderët e PSE-së: Ne presim të punojmë së bashku

Kurti takohet me liderët e PSE-së: Ne presim të punojmë së bashku

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ka pasur një takim të këndshëm me përfaqësues të Partisë Socialiste Evropiane sot në Bruksel.

Ai ka thënë se masat social-demokratike sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë.

“Takimi i kënaqësisë @PES_PSE liderët sot në Bruksel. Masat social-demokratike sigurojnë lirinë vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë. Pas rritjes ekonomike në Kosovë së bashku me rritjen e mbështetjes së mirëqenies sociale, ne presim të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel.

Përmes një njoftimi, nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti dp marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të BE-së, për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit, raporton teve1.info

“Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version