Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Thaçi më i afërt me Vuçiqin sesa me popullin e Kosovës

Kurti: Thaçi më i afërt me Vuçiqin sesa me popullin e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se i vetmi institucion i pavarur në Kosovë është komisioni shtetëror Bulliqi, i cili ka kundërshtuar faljen e 8200 hektarëve tokë për Malin e Zi.

Ai në një deklarim për media tha se raporti i komisionit Bulliqi është aktakuzë e raportit Meha dhe nënshkrimin e presidentit Thaçi për demarkacionin.

“Ne jemi në mbrojtje të këtij komisioni, i cili ka kundërshtuar faljen e 8200 hektarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti akuzoi presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se është më i afërt me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq se sa me popullin e Kosovës.

Exit mobile version