Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë ka thënë se kjo është fitorja më e madhe në vend.
“Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit”, ka thënë Kurti në konfrencën për media.
Ai ka thënë se tash i presin punë pa vonesë na formimin e institucioneve.
“Tash na presin shumë punë përpara rezultati i sotëm që na kë bërë të qartë që duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më shpjet që certifikohen rezultatet duhet të t’i formojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë të mira”, tha Kurti.
Kurti u ka bërë thirrje partive opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtar.
“Unë jam interesuar që të bashkëpunojë me opozitën menjëherë për ato marrëveshjet ndërkombëtare që na kanë mbetur”, tha Kurti kur u pyet për bashkëpunimin me partitë tjera.
