Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kurz: Nuk pranojmë asnjë nga 450 migrantët e mbërritur në Itali

Kurz: Nuk pranojmë asnjë nga 450 migrantët e mbërritur në Itali

Austria nuk do të marrë asnjë nga 450 refugjatët e bllokuar kohët e fundit në Itali, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një letër drejtuar homologut të tij italian, Giuseppe Conte.

Kurz arsyetoi refuzimin e tij duke deklaruar se ”Austria, që nga viti 2015, në bazë të popullsisë, ka patur numrin më të madh të azilkërkuesve nga shumë vende të tjera të BE”.

Dy anije të marinës italiane shpëtuan të shtunën 450 refugjatë nga një anije në detin Mesdhe dhe i sollën ata në ujërat italiane.

Conte në një letër drejtuar krerëve të 27 vendeve të tjera të BE kërkoi  një “sinjal të qartë” të solidaritetit brenda BE dhe u bëri thirrje për të marrë një pjesë të rreth 450 personave të shpëtuar.

Gjermania, Franca, Malta, Portugalia dhe Spanja ranë dakord të merrnin nga 50 refugjatë secila, ndërsa Irlanda mori mbi 20 migrantë./ /os/ a.jor.

Exit mobile version