Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kuvajti shpërndan sërish parlamentin me dekret mbretëror

Kuvajti shpërndan sërish parlamentin me dekret mbretëror

Kuvajti ka shpërndarë parlamentin me dekret mbretëror, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA, pas mbledhjes së kabinetit, ministrat miratuan dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Në muajin mars, Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit anuloi zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe riktheu parlamentin e mëparshëm.

Opozita fitoi shumicën në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2022, pasi fitoi 28 ulëse në asamblenë 50-anëtarëshe, por gjykata vendosi se votimi ishte i pavlefshëm dhe se asambleja e mëparshme duhet të rikthehet.

Parlamenti i vitit 2020 u shpërnda me një dekret nga Princi i Kurorës, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah në vitin 2022 mes një mosmarrëveshjeje midis qeverisë dhe asamblesë së mëparshme.

Exit mobile version