Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kuvajti zbulon sasi të mëdha të naftës dhe gazit

Kuvajti zbulon sasi të mëdha të naftës dhe gazit

Kompania kuvajtiane “Kuwait Petroleum” njoftoi se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua pranë ishullit Faylake në lindje të vendit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua në një fushë pranë ishullit Feyleke.

Sipas vlerësimeve fillestare, rezervat e hidrokarbureve të zbuluara në një fushë prej 96 kilometrash katrorë janë afërsisht 2.1 miliardë fuçi naftë e lehtë dhe 5.1 trilionë kub gaz natyror.

Rezerva e zbuluar e naftës korrespondon me prodhimin 750-ditorë të Kuvajtit, i cili prodhon afërsisht 2.8 milionë fuçi naftë në ditë, sipas të dhënave të OPEC-ut.

Exit mobile version