Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kuvendi i Shqipërisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kuvendi i Shqipërisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për fëmijët, raporton Anadolu.

Me moton “Eja në Kuvend – të mësojmë, të krijojmë dhe të festojmë së bashku”, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Kuvendit janë organizuar aktivitete me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkolla të ndryshme.

Nën shoqërimin edhe të përfaqësuesve të parlamentit, fëmijët kanë vizituar ambientet e ndryshme, si sallën e seancave plenare, ambientet e mbledhjes së komisioneve parlamentare dhe ambiente të tjera.

Aktivitetet kishin në fokus edukimin mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe angazhimin qytetar në vendimmarrje.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet më 1 qershor dhe institucionet qendrore dhe lokale në prag të saj organizojnë aktivitete të ndryshme.

Exit mobile version