Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila synon mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e së vërtetës historike për luftën e vitit 1998-1999.

Rezoluta përfshin edhe një pikë për iniciimin e dënimit të personave që mohojnë ose minimizojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë konfliktit.

Propozimi i saj erdhi pas një ekspozite në sheshin e Prishtinës, e cila prezantoi të dhëna të pasakta rreth masakrave në Kosovë.

Exit mobile version