Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi pritet që sot të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi pritet që sot të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kuvendi do të provojë sërish ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në ditën kur në Prishtinë do të jenë tre krerët e Bashkimit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn.

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është kusht që Kosova duhet ta përmbushë në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

Dy tentime në kuvendin e Kosovës për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, dështuan javën e shkuar për shkak të dallimeve të mëdha që kishin parititë politike rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, gjatë fundjavës kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i kuvendit Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u dakorduan rreth kësaj çështjeje, mirëpo, kundër ratifikimit të demarkacionit vazhdon të jetë lëvizja Vetëvendosje dhe lista Srpska.

Lëvizja Vetëvendosje është kundër, sepse thotë se Kosova po humbet territor, ndërsa, lista Srpska, thotë se për këtë subjekt më i rëndësishëm është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa demarkacioni me Malin e Zi.

Të dyja këto subjekte politike përfaqësohen me 42 deputetë, ndërsa, për t’u ratifikuar demarkacioni nevojiten 80 vota nga 120 sa i ka parlamenti i Kosovës.

Exit mobile version