Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka publikuar bilancin e dëmeve materiale të tërmetit që tronditi Shqipërinë pak pas orës 11:00 të paradites të së mërkurës.
Në fshatin Manzë të Durrësit ka rënë një çati në një banesë të braktisur; në fshatin Yrshek të Tiranës i është çarë muri një banese; në Marqinet të Vorës raportohet dëmtimi i çatisë së një banese; në Elbasan ka plasaritje të mureve të një pallati; në fshatin Cudhi të Krujës është plasaritur një banesë; në fshatin Brret të Krujës është plasaritur një banesë.
Në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.