Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ky është Imami nga familja katolike

Ky është Imami nga familja katolike

Imami i Qendrës Islamike të kryeqytetit të Namibisë, Windhoek, Mohammed Negumbo, familja e të cilit është nga feja krishtere, thotë se me njohjen e një familjeje myslimane në moshën 21 vjeçare ka vendosur që të zgjedhë Islamin si fe.
Negumbo në një deklaratë për gazetën Anadolu Agency tregoi procesin e kalimit nga feja krishtere në atë myslimane.
Negumba i cili ka lindur në vitin 1942 në qytetin Osakati që është qyteti i dytë më i madh në Namibi, një nga shtetet e Afrikës Jugore deri në moshën 21 vjeçare ka jetuar si një krishterë. Ai thotë se me ardhjen e një familjeje myslimane në qytet ai është takuar për herë të parë me fenë Islame.
Duke treguar se kur ishte i krishterë kishte disa pyetje në vete, Negumbo thotë se “Kur shkoja në kishë, lutja e bërë përpara statujave të pajetë të cilat ndodheshin aty më bënin tërë kohën që të mendoj dhe që të dyshoj. Më pas kur erdha në moshën 21 vjeçare në lagjen tonë erdhi një familje myslimane nga Nigeria. Në atë kohë numri i popullsisë myslimane në Namibi ishte shumë i vogël dhe për këtë arsye mënyra e adhurimit dhe sjelljet e tyre ndaj njerëzve m’u dukën shumë më ndryshe”.
Ai tha se marrëdhëniet e tij me familjen myslimane janë rritur me kohë. Negumbo thotë se interesimi i tij për fenë Islame është rritur pasi që familja nigeriane i kishte thënë se “Ka vetëm një Zot dhe atij mund t’i lutesh gjithkund, nuk ke nevojë të shkosh në kishë përpara statujave”.
Negombo thotë se ai është njoftuar me Islamin kur në Namibi kishte një numër tepër të vogël të myslimanëve dhe që në vitet e para ai nuk ka marrë reagime nga familja ose të afërmit e tij, por që pasi ka zgjedhur të bëhet mysliman ka filluar t’i kushtojë më shumë kujdes sjelljeve të tij.
Negumbo bëri të ditur se nga kjo familje nigeriane ka mësuar konceptet bazike të Islamit dhe të bëjë ibadet. Ai shtoi se pas disa vitesh ka shkuar në Medine për ta mësuar më mirë për Islamin. Më pas ai thotë se është kthyer në Namibi dhe është bërë imam i Qendrës Islame në Windhoek.
Negumbo i cili ka 24 vëllezër e motra nga babai i tij me dy gra, thotë se edhe 2 vëllezër të tij kanë zgjedhur islamin dhe se beson që edhe prindërit e tij do ta zgjedhin një ditë këtë fe.
Deri në vitin 1990 ishte e ndaluar të bëhesh mysliman
Duke rikujtuar se Namibia deri në vitin 1990 ishte koloni gjermane, Negumbo thotë se islamizmi deri në vitin 1990 ka qenë i ndaluar në këtë shtet dhe se myslimanët shiheshin si fajtorë.
Më tej imami Negumbo vuri në dukje se edhe mesxhidi i parë në vend është ndërtuar pas pavarësisë së vendit dhe se deri në këtë kohë myslimanët i nënshtroheshin një presioni të madh.
Pas pavarësisë thotë se në këtë vend është rritur numri i myslimanëve dhe se tani këtu jetojnë rreth 3 mijë myslimanë.
Duke bërë të ditur se së bashku me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e cila është aktive në Namibi, po zhvillojnë projekte të përbashkëta, Negumbo thotë se TIKA ka ndërtuar vendin ku bëhet larja e të vdekurve në Xhaminë Qendrore në Windhoek dhe se vazhdojnë të zhvillojnë edhe projekte të shumta të tjera.
Negumbo thotë se vitin e kaluar me ndihmën e Dijanetit Turk kanë shpërndarë ndihma dhe mish të kurbanit. “Me kohë ne e njohim më mirë Turqinë ndërsa edhe ata po na njohin më mirë. Në këtë mënyrë po rritet afërsia mes nesh. Ne do të zhvillojmë më shumë projekte me Dijanetin Turk dhe TIKA-n”, tha ai.
Exit mobile version