Ballina Lajmet Kosovë Ky është moti për sot

Ky është moti për sot

Meteorologët, për sot, parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë celsius. Edhe nesër pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 1 e 8 gradë celsius.

Gjatë fundjavës parashihet të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin reshje shiu, por, vende-vende edhe reshje bore, temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes minus 3 e 6 gradë celsius.

Gjatë ditëve të vikendit priten edhe erëra të fuqisë mesatare e cila gjë pritet të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit.

Exit mobile version