Ballina Lajmet Kosovë Ky është nënkryetari i ri i Prishtinës

Ky është nënkryetari i ri i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë një “ristrukturim” në qeverisjen lokale të Prishtinës, duke zgjedhur nënkryetarin e ri të komunës.

Pasi Dardan Sejdiu arriti të hyjë si deputet në Kuvend, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar nënkryetarin e ri, i cili është Muhedin Nushi.

Ja njoftimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar Z. Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës.
Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës.

Falenderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupcionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë.

/MESAZHI/

Exit mobile version