Ballina Arritje Ky është orari më i mirë për të postuar foto në Instagram

Ky është orari më i mirë për të postuar foto në Instagram

Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat janë emrat më të lakuar të momentit në gjithë botë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe duke patur parasysh terrenin që kanë fituar dhe vazhdojnë të fitojnë rrjetet sociale në jetën tonë. Madje mund të themi që një ditë e kaluar pa postuar foto mund të duket si një ditë bosh në jetën e ndjekësve më besnikë. Dhe kur flasim për fotot, gjëja e parë që ju vjen në mendje është Instagrami.

Rrjeti social në pronësi të kompanisë Facebook, kur u publikua fillimisht në vitin 2010 ofronte një hapësirë të kufizuar shërbimesh që përfshinte vetëm fotot. Kurse sot vjen më i plotë duke ofruar po ashtu komunikimin me mesazhe (Insta message), postimin e videove dhe mundësinë e pëlqimir të një komenti etj.

Nëse jeni të çmendur pas filtrave dhe doni të ndani çdo gjë me miqtë tuaj, këta janë oraret kur duhet të jeni më aktivë. Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 6.00-7.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve.

Exit mobile version