Ballina Lajmet Kosovë Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin, shkruan lajmi.net. Sipas IHMK-së, pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s. Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.

Exit mobile version