Ballina Auto Ky është Volkswagen ID. Polo i ri

Ky është Volkswagen ID. Polo i ri

Volkswagen po zgjeron gamën e veturave elektrike me modelin e ri ID. Polo, që pritet të prezantohet zyrtarisht këtë pranverë.

Fotot dhe detajet e para kanë zbuluar një dizajn modern, të bazuar në konceptin ID.2all, me proporcione elegante dhe brendësi të gjerë për pasagjerët.

Versioni sportiv GTI ka paraqitje më agresive me detaje karakteristike dhe performancë të përmirësuar. Dimensionet e ID. Polo ofrojnë më shumë hapësirë, me bagazhin që arrin deri në 1243 litra me ulëset e ulura.

Brendësia e makinës është e pajisur me teknologji moderne: panel instrumentesh digjital 10.25 inç dhe ekran multimedia 13 inç, ndërsa disa funksione bazë mbeten të kontrollueshme përmes butonave fizikë.

Modeli bazohet në platformën elektrike MEB+, me versionet e fuqive të ndryshme: nga 110 KS deri te 226 KS për versionin GTI, dhe bateri që ofrojnë autonomi deri në 450 km me ngarkim të plotë.

Çmimi i pritshëm fillon nga rreth 25 mijë euro, duke e bërë ID. Polo një nga kandidatët kryesorë në segmentin e makinave elektrike kompakte.

Exit mobile version