Arriti ta bëjë pis dhe më imponuesen protestë që nga ‘90-ta
Protesta e djeshme e ashtëquajtur “kombëtare” nga PD, ku jo vetëm s’është kombëtare por tejet fshatare në shëmti, ishte një tjetër goditje që i paskrupullti Berisha ia dha revoltës studentore, asaj që jo vetëm Rama por dhe vetë e atë e ka nxjerrë lakuriq tashmë në të keqen që bart si personazh politik.
Është e qartë tashmë se studentët po e nxjerrin jashtë lojë, po e defaktorizojnë, po e hedhin dhe atë në koshin e plehrave të post-komunizmit shqiptar, po aq i dhimbshëm sa dhe komunizmi.
Ndaj dhe ai, si një plak edhe më gërrnjar e plot vese sa ç’i kanë patur gjithë jetës, i është sulur tashmë terrenit të protestave më imponuese që nga ato të Dhjetorit ‘90 duke i bërë pis, me kusht që të mbijetojë, që mos fshihet për fare nga skena politike. Dhe kjo është një tjetër marrëzi e tij nga marrëzitë e shumta që ka bërë përgjatë gjithë karrierës së tij politike. Sepse nuk ka gjë më torturuese për të se sa klithma “Rama në burg, Berisha në burg”. Ai që e ka lëshuar për herë të parë këtë klithmë, ka meritën që ka formuluar mjeshtërisht, ndoshta krejt instiktivisht, më të goditurën thirrje në protesta, e cila ngërthen të keqen politike me dy koka, ku të dyja duhet të priten, pasi të dyja ushqejnë e mbajnë gjallë njëra tjetrën. /tesheshi
