Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ky pusht sionist kërcënon Arabinë Saudite

Ky pusht sionist kërcënon Arabinë Saudite

Deklarimet më të fundit të një arroganti duargjak

Në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi Arabinë Saudite se po monitoron nga afër sjelljen e tyre.

“Po e vëzhgojmë afrimin e tyre me Katarin dhe Turqinë. Presim që ata që duan normalizim me ne të mos jenë të lidhur nga një ideologji që kundërshton paqen. Do të isha i lumtur nëse do të kishte një marrëveshje me Arabinë Saudite – me kusht që Arabia Saudite të dëshirojë një Izrael të fortë”, tha Netanyahu.

Në këtë mënyrë, kryeministri izraelit kërcënoi hapur Arabinë Saudite, duke i paralajmëruar sauditët se duhet të sillen siç dëshiron Izraeli ose ndryshe do të kenë probleme.

Analistët izraelitë besojnë se Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman po kryen në heshtje një shqyrtim të plotë të pozicionit të vendit të tij brenda aleancave rajonale. Ky veprim, argumentojnë ata, nuk është thjesht një manovër taktike, por pasqyron një veprim strategjik të rrezikshëm bazuar në supozimin se regjimi iranian do të mbetet në pushtet dhe se ekuilibri i pushtetit në Lindjen e Mesme nuk do të pësojë ndryshime të papritura dhe radikale.

Netanjahu është zotuar të mos lejojë krijimin e një shteti palestinez në Rripin e Gazës, duke pretenduar se Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë “nga Jordani në det”.

 

“Dëgjova se do të lejoj krijimin e një shteti palestinez në Gaza – kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë… Mendoj se të gjithë e dini se unë jam një person që kam bllokuar vazhdimisht krijimin e një shteti palestinez”, tha Netanjahu, i shenjuar tashmë si një kriminel në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare.

“Izraeli do të ushtrojë kontroll sigurie nga Jordani në det, dhe kjo përfshin Rripin e Gazës.”

Netanjahu shtoi se Izraeli do ta zhvendosë fokusin e tij në çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës pas kthimit të pengut të fundit nga territori palestinez.

Ai tha më tej se nuk do të kryhen punime rindërtimi në Gaza derisa të përmbushen këto dy misione.

“Tani jemi të përqendruar në përfundimin e dy detyrave të mbetura: çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës nga armët dhe tunelet”, tha ai, edhe pse është poshtëruar nga rezistenca palestineze, duke u sfiduar rëndë dhe gati paimagjinueshëm ushtarakisht.

“Do të bëhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë. Por sidoqoftë, do të ndodhë”, shtoi ky pusht sionist. /tesheshi

Exit mobile version