Ballina Sport Futboll La Liga cakton gjyqtarin për “El Clasico”

La Liga cakton gjyqtarin për “El Clasico”

Tashmë kur na ndajnë më pak se një javë për ndeshjen më të madhe në futboll,Real Madrid- Barcelona, është caktuar gjyqtari i cili do ta ndajë drejtësinë në këtë sfidë.

Si gjyqtar kryesor i takimit është caktuar të jetë Mateu Lahoz, për të cilin nuk do të jetë hera e parë që e drejton një sfidë me kaq peshë në futbollin evropian, transmeton lajmi.net.

Ndeshja, që luhet në ‘Santiago Bernabeu’, pritet të ketë episode të cilat do të determinojnë ndeshjen, kësisoj 42-vjeçari nuk pritet të ketë një punë të lehtë vikendin e ardhshëm.

Për Lahoz, kjo nuk do të jetë hera e parë si gjyqtar në një atmosferë kaq elektrizuese, pasi ka pasur përvoja të tilla edhe më herët si në ligë, ashtu edhe në Kupë të Mbretit.

Sfida, e vlefshme për xhiron e 26-të të ligës spanjolle do të luhet të dielën, me fillim prej ores 21:00, me çka nuk pritet të mungojë spektakli.

Ndeshja të vendos shumëçka për lidershipin e La Liga.

Exit mobile version