Ballina Lajmet Kosovë Labinot Tahiri: Po, do ta votoj Kadri Veselin

Labinot Tahiri: Po, do ta votoj Kadri Veselin

Deputeti tashmë i zgjedhur i AKR-së, këngëtari Labinot Tahiri ka thënë se do ta votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit, mjafton që ai të jetë shqiptar.

Tahiri me këtë nënkuptoi se do ta votojë edhe Kadri Veselin nëse kandidon për kryetar.

“Unë them edhe e kam thënë do ta votoj secilin kandidat shqiptar që propozohet për kryetar të Kuvendit, qoftë edhe ai Kadri Veseli”, tha Labinot Tahiri.

Deputetët e VV-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Kadri Veselin nëse ai kandidon për kryetar të Kuvendit. Të njëjtin vendim e ka marr edhe LDK-ja dje.

Exit mobile version